Në afërsi të parkut të Qytetit të Shkupit, një zjarr përfshiu objektet baraka të Gjykatës, zjarr i cili nuk arriti të shuhet menjëherë nga zjarrfikësit, transmeton Portalb.mk.
Raportohet që intervenimi i zjarrfikësve ishte pas gjysmë ore pasi filloi zjarri. Për këtë vonesë, partia opozitare VMRO-DPMNE ka fajësuar kryetarin aktual të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Paaftësia e Shilegovit vërehet edhe në atë që 40 minuta nuk pati ekip për shuarjen e zjarrit, derisa digjeshin barakat e gjyqit”, deklaruan nga VMRO-DPMNE. Ata dyshojnë se ka ndonjë plan për ndërtimin e ndonjë banese aty, apo në atë objekt ka dokumente.
Qyteti i Shkupit reagoi duke sqaruar që vetura e parë e zjarrfikësve ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm gjashtë minuta pasi ka filluar zjarri.