Site icon PORTALB

RMV, numri i rasteve aktive me koronavirus vazhdon të rritet, u regjistruan edhe 10 të vdekur

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 3.622 testime, janë regjistruar 511 raste të reja me COVID-19. 497 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 10 kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 200.412 raste, të shëruarve 187.149, të vdekurve 7.072, ndërkaq për momentin ka 6.191 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 persona të vdekur: 4 të vdekur nga Shkupi (82, 79, 64 dhe 51), 2 të vdekur nga Kumanova (81 dhe 49) dhe një i vdekur nga Manastiri (71), Velesi, (75), Shtip (67) dhe Makedonska Kamenica (69). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani janë realizuar 1.369.624 testime për Kovid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version