Janë mbledhur 1.223 histori të qytetarëve për ndryshimet klimatike në vend, shumica e ankesave nga përmbytjet
Portofoli i mjedisit jetësor i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në vend inicioi një studim për të mbledhur pyetje dhe përvoja të dorës së parë nga njerëzit se si po përballen me efektet e ndryshimeve klimatike, ashtu që brenda një muaji përmes një onlajn pyetësori u mblodhën 1.223 histori në nivel këmbëtar, transmeton Portalb.mk.
Metodologjia e hulumtimit të mikro-narrativëve i inkurajoi njerëzit të tregonin historitë e tyre rreth ndryshimeve klimatike, të cilat më vonë duke përdorur softuer u ndanë sipas temës, moshës, gjinisë, vendndodhjes dhe treguesve të tjerë. Rezultatet treguan se pothuajse gjysma e njerëzve (48%) u ankuan se ishin shkaktuar situata të jashtëzakonshme nga shirat, gjegjësisht përmbytjeve.
Shumica dërrmuese e ngjarjeve të ndara nga historitë e njerëzve kanë të bëjnë me menaxhimin e katastrofave (75%), aktivitetet bujqësore (7,6%) dhe shëndetin (5,2%).
Vëmendje e veçantë në studim i kushtohet dimensionit gjinor, pra çështjeve për të cilat ekipet e PNDU-së punojnë për të mbështetur përfshirjen e aspekteve gjinore në politikat strategjike të ndryshimeve klimatike: Strategjia Kombëtare e Veprimit Klimatik e zhvilluar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Strategjia e re për Barazi Gjinore, e cila për herë të parë inicion një qëllim strategjik specifik për barazinë gjinore dhe ndryshimet klimatike.
Në studim, 53 për qind e historive të treguara nga njerëzit janë nga gratë, ndërsa pothuajse gjysma e tyre midis moshës 30 dhe 49 (42 për qind) që jetojnë në mjedis urban (65 për qind), të martuar ose që jetojnë me partnerë. (70 përqind), pothuajse gjysma kanë arsim të lartë ose profesional (43 përqind). Janë të anketuar 14% e grupeve të cenueshme me të ardhura të ulëta që jetojnë në një familje më të gjerë. Deri në 20 për qind e të anketuarve posedojnë shtëpi, tokë dhe makinë, ndërsa rreth 15 për qind nuk poserojnë asnjë prej tyre.
Me këtë rast, dallimi më i rëndësishëm gjinor u vërejt lidhur me shëndetin – 75% e përvojave nga ngjarjet e lidhura me klimën që lidhen me shëndetin u ndanë nga gratë. Gjetjet kryesore nga ky studim tregojnë se mungesa e mundësive është pengesa kryesore për trajtimin e situatave të ndryshimeve klimatike si për burrat ashtu edhe për gratë.
Historitë e ndara tregojnë se miqtë/familja/fqinjët janë grupi më i zakonshëm i raportuar i njerëzve që u kanë ndihmua të anketuarve të përballen me situatat e ndryshimeve klimatike. Sa i përket mediave sociale, gratë i përmendën ato pak më shumë se burrat (9% kundrejt 6%).
Përveç kësaj, gratë kanë raportuar shkallë më të lartë të vendimmarrjes së përbashkët sesa burrat (31% kundrejt 23%), ndërsa vetë burrat treguan një shkallë më të lartë të menaxhimit të buxhetit, krahasuar me gratë (47% kundrejt 29%).
“Qasja në historitë personale të njerëzve jo vetëm që ka ndihmuar në përfaqësimin më të mirë të sfidave me të cilat përballen gratë dhe burrat në aspektin e ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike, por gjithashtu e ka ngritur formësimin e politikave gjinore dhe klimatike në Maqedoni në një nivel krejtësisht të ri”, thotë Elena Grozdanova, Këshilltare Shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Personi kontaktues i UNFCCC për barazi gjinore dhe ndryshimet klimatike.
Studimi është përgatitur nga UNDP Maqedoni në bashkëpunim me Programi për Mbështetje Globale i UNDP-së dhe Ekipin e Inovacionit të UNDP-së në Gjeorgji, Cognitive Edge dhe Data Atelier.