Dimitrov: Edhe Bullgaria e ka për obligim që të mos përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë
Në Marrëveshje, dispozita për mosndërhyrje në punët e brendshme është reciproke. Në këtë kuptim, ekziston obligimi ynë që të mos përzihet në punët e brendshme të Bullgarisë, por ka edhe obligim që Bullgaria të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Maqedonisë. Por ndoshta çështja e parë është e drejta për vetëvendosje dhe vetë-shprehje dhe këtu është konflikti i qëndrimeve me marrëveshjen dhe kuadrin ligjor në një farë mënyre që e bën marrëveshja tha në një intervistë për REL, zëvendëskryeministri për eurointegrime Nikolla Dimitrov, transmeton Portalb.mk.
Lidhur me punën e Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore, Dimitrov thotë se ajo që mund të bëjnë qeveritë është krijimi i një klime pozitive për punën normale të historianëve, por politikanët nuk mund t’u thonë historianëve çfarë të bëjnë e çfarë jo.
“Pra detyra jonë është një mjedis pozitiv. Problemi në punën e këtij Komisioni është mbi të gjitha ideja se puna e tyre duhet të jetë kusht për përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Kur bëhet ai presion dhe shantazh, jo vetëm që nuk krijohet një mjedis pozitiv, por krijohet një mjedis negativ dhe prandaj mendoj se pavarësisht dëshirave, problemi i madh në konstelacionin aktual të marrëdhënieve, qëndrimeve dhe politikës për këtë çështja është pikërisht në atë. Kërkohen rezultate nga ai Komisioni për çështje historike dhe arsimore, por është krijuar një ambient shantazhi”, thekson Dimitrov.
I pyetur në lidhje me planin 5 + 1 të diskutuar në Samitin Bërdo pranë Kranjit, Slloveni, Dimitrov tha se ishte vendimtare nëse qeveria teknike në Bullgari mund të japë rezultat nëse gjendet ndonjë zgjidhje.
“Është shumë e rëndësishme të dimë, nëse gjejmë mirëkuptim, duke pasur parasysh datën e zgjedhjeve, si presidenciale ashtu edhe parlamentare në fqinjët në Bullgari, nëse qeveria teknike mund të japë dritën jeshile, të miratojë kornizën e negociatave dhe mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare, është vendimtare. Së dyti, për ne, gjuha maqedonase në kornizën e negociatave është jashtëzakonisht e rëndësishme, formulimi për gjuhën maqedonase në kuptimin që vendi duhet të përkthejë të gjitha, të gjithë korpusin e legjislacionit evropian në maqedonisht dhe të ketë një numër të mjaftueshëm të përkthyesve më para se të bëhet anëtare, të shkruhet si për të gjitha gjuhët tjera evropiane”, tha Dimitrov.
Ato pika, tha Dimitrov, janë konteksti i zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë, por paketa e përgjithshme duhet të përfshijë fillimin e negociatave, që nënkupton miratimin e kuadrit negociator, mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Kjo që përmenda është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, gjuha maqedonase, identiteti maqedonas, që është absolutisht puna jonë, pyetje për popullin maqedonas. Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne që procesi i anëtarësimit të sjellë evropianizim – nëse ne ecim përpara drejt BE-së, nëse hapim klasterë, përmbushim standardet etj., varet nga reformat në vend. Jo, ai proces nuk mund të varet nga gjërat që nuk janë në kompetencën tonë në asnjë mënyrë, për shembull puna e Komisionit për çështje historike dhe arsimore. Nëse përparimi ynë në BE varet nga historianët, atëherë është shumë e vështirë që ai proces të quhet evropianizim”, tha Dimitrov.
Dimitrov thekson se një dispozitë e Marrëveshjes për Miqësi, neni 14, është Jashtëzakonisht e rëndësishme, që thotë se Marrëveshja nuk mund të prekë të drejtat dhe detyrimet që shtetet, palët kontraktuese, të dyja ui kanë marrë përsipër sipas konventave, marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, etj.
“Neni 14 është në një farë mënyre i lidhur ose është ana tjetër e angazhimit për të mos ndërhyrë në punët e brendshme, sepse si ne ashtu edhe Bullgaria kemi të drejta dhe detyrime të caktuara që i kemi ndërmarrë sipas konventave të tjera ndërkombëtare dhe që nuk do të thotë ndërhyrje në punët e brendshme . Për shembull, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe roli ynë si shtet anëtar i Këshillit të Evropës”, theksoi Dimitrov.