Site icon PORTALB

COVID-19 në RMV, mbi 270 raste të reja dhe 15 të vdekur në 24 orët e fundit

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.595 testime, janë regjistruar 277 raste të reja me COVID-19, 111 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 15 kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 199.766 raste, të shëruarve 186.322, të vdekurve 7.051, ndërkaq për momentin ka 6393 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë gjashtë persona nga Shkupi (75, 75, 70, 76, 64 dhe 64v), nga një nga Prilepi (79v), Manastir (88), Veles (88), Veles (72), Kavadar (63), Ohër (82), Shtip (69), Kriva Pallankë (41), Probishtip (86) dhe Kratovë (66)”, informojnë nga MSH.

Ata shtojnë se plotësisht edhe një person nga Ohri në moshë 82-vjeçare ka ndërruar më 23.10.2021.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version