Site icon PORTALB

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të

Shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara në rajon janë të shqetësuar se mund të jenë objektiva më të arritshme nga Peniani.

Shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara në rajon janë të shqetësuar se mund të jenë objektiva më të arritshme nga Peniani.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të qëllojë bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni, në përgjigje të përdorimit të avionëve bombardues amerikanë B-52 në manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. 

Një zëdhënës i komandës së ushtrisë së Koresë së Veriut tha sot se një bazë e forcave ajrore në Guam dhe bazat e marinës në ishullin kryesor të Japonisë dhe në Okinawa janë të gjitha në rrezen e veprimit të mjeteve të Fenianit.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dy misione trajnimi mbi Korenë e Jugut muajin e fundit me B-52 Stratofortress, duke ngjallur një përgjigje të ashpër nga Veriu. Dje, Peniani kërcënoi se do të “marrë kundërmasa të forta ushtarake” nëse fluturimet vazhdojnë.

Koreja e Veriut ka kërcënuar gjithashtu kohët e fundit se do të ndërmarrë “sulme paraprake bërthamore” kundër territorit të Shteteve të Bashkuara, por ekspertët thonë se ajo nuk e ka një aftësi të tillë. 

Shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara në rajon janë të shqetësuar se mund të jenë objektiva më të arritshme nga Peniani./Portalb

Exit mobile version