Nga sot shtetasit kroatë lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa viza, njoftoi Ambasada Amerikane në Zagreb, transmeton 360 shkallë.
Vendimi i Sistemit Elektronik të Autorizimit të Udhëtimit (ESTA) vlen për shtetasit kroatë që nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një marrëveshje turistike ose biznesi, jo më gjatë se 90 ditë, shkruan “Jutarnji list”.
Sipas Ambasadës së SHBA-ve, anëtarësimi i Kroacisë në të ashtuquajturin Programi i Heqjes së Vizave (VWP) është një hap i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë midis dy vendeve.
Në deklaratë thuhet se në mënyrë që një vend të hyjë në programin e heqjes së vizave, ai duhet të përmbushë kriteret në fushat kundër-terrorizmit, zbatimit të ligjit, emigracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve.