Site icon PORTALB

Raportet e KE-së për Maqedoninë e Veriut 2020 “vs” 2021: Ku jemi dhe ku ishim?

Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni

Raporti i sivjetëm i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut nuk kishte “lëvdata” të mëdha krahasuar me atë të vitit të kaluar. Sidomos kjo, kur dihet se vendi ka miratuar disa dokumente që pritej të reflektonin në këtë raport. Ndër to është edhe dokumenti “Agjenda: Evropa në shtëpi”, i përmendur sipërfaqësisht edhe në raport, i cili përveç që nuk po zbatohet sipas planit të paraparë, nuk ka pothuajse aspak transparencë për zbatimitn e tij. Sidoqoftë, në shumicën e fushave, Maqedonia e Veriut vlerësohet si e përgatitur mesatarisht, ashtu edhe si vitin e kaluar, por pa ndonjë dallim që do të na linte “gojë-hapur”. Portalb.mk, ju sjell një krahasim më të thukët midis raporteve të vitit 2021 dhe atij të vitit 2020.

Kriteret politike

Në këtë rast, vendi megjithatë me dokumentet e miratura, arriti t’i bie në sy Evropës se po punon në fushat kyçe për evropianizimin e vendit. Kujdes i madh si edhe në vitin 2020 edhe tani u kërkua që t’i kushtohet përdorimit të procedurave të përshpejtuara, të cilat duhet të kufizohen për të siguruar kontroll efektiv dhe konsultim të legjislacionit.

Reforma e sektorit të inteligjencës, e cila në vitin 2021 ka rezultuar me krijim të strukturave të reja dhe zhvillim të kuadrit ligjor, është pothuajse e përfunduar. Rekomandohet që shteti të forcojë kapacitetin e tij për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve të inteligjencës. Por, përpos këtyre, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga raporti në raport.

Administrata publike dhe reformat

Pra, duket se pas zgjidhjes së një çështjeje, gjegjësisht në administratën publike, menjëherë pasojnë rekomandime të tjera. Kjo do të thotë, se vendi nuk i zbaton siç duhet reformat ose i bën ato sa për sy e faqe.

Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore

Pra, pavarësisht përpjekjeve, korrupsioni mbetet çështje shqetësuese. As në këtë fushë nuk vërehet ndonjë dallim i madh.

Niveli i konsolidimit dhe përparimit të vendit ndër vite – Analizë e EPI-t

Gjyqësori

Raporti i vitit 2020 – Gatishmëri mesatare në sistemin gjyqësore, me çka vërehet përparim i mirë në zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësor në kontekst të prioriteteve urgjente për reforma dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe grupit të ekspertëve për çështjet e sistemit të sundimit të së drejtës.
Nevojiten ende përpjekje për sigurimin e zbatimit sistematik të planit të përditësuar aksionar për strategjinë e reformës në drejtësi.

Raporti i vitit 2021 – Sistemi gjyqësor në Maqedoninë Veriut është i përgatitur në mënyrë të moderuar. Përparim i caktuar është arritur në zbatimin e reformës në drejtësi, duke rishikuar më tej rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe grupit të ekspertëve të lartë mbi çështjet sistemore të sundimit të ligjit.
Nevojiten përpjekje për të siguruar zbatim sistematik të planit të përditësuar aksionar për strategjinë e reformës në drejtësi dhe strategjinë e burimeve njerëzore për gjyqësor dhe prokurori. Institucionet gjyqësore vazhdojnë të zbatojnë rregullat e reja për emërim, ngritje në detyrë, procedime disiplinore dhe shkarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pjesa më e madhe e legjislacionit për zbatimin e Ligjit të rishikuar për Këshillin e Prokurorëve Publik është miratuar.

As në këtë fushë nuk duket se ka ndonjë ndryshim nga raporti i vitit të kaluar.

Lufta kundër korrupsionit

Raporti i vitit 2020 – Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut ka një farë niveli të përgatitjes / është e përgatitur mesatarisht. Progres është bërë përmes konsolidimit të rekordeve të tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka qenë veçanërisht pro-aktiv në parandalimin e korrupsionit dhe hapi një numër të lartë çështjesh, përfshirë ato që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë nga i gjithë spektri politik, në përputhje me rekomandimin e vitit të kaluar”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Raporti i vitit 2021 – Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Përparim i caktuar është arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Përparimi është bërë sepse vendi ka vazhduar të forcojë arritjet e tij në hetime, përndjekje dhe gjykim të disa rasteve të korrupsionit, përfshirë ato të nivelit të lartë, si dhe duke e forcuar kuadrin institucional, në veçanti Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Po, njësoj edhe në këtë fushë, përveç asaj që është nënvizuar se në prill 2021, Parlamenti miratoi Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025 dhe planin e ndërlidhur aksionar, duke e konsoliduar angazhimin e vendit për parandalimin e korrupsionit dhe sanksionimin e sjelljeve korruptive. Si dhe që përparim i caktuar është arritur në nivelin operacional, por që duhet bërë më shumë për të përmirësuar efektivitetin e zbatimit të ligjit në luftë kundër formave të caktuara të krimit, si pastrimi i parave dhe krimi financiar. Koordinimi mbetet vendimtar për të gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar.

Niveli i konsolidimit dhe përparimit të vendit ndër vite – Analizë e EPI-t

Liria e shprehjes

Raporti i vitit 2020 – Vendi ka një nivel mesatar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka bërë përparim të kufizuar gjatë periudhës raportuese. Situata e përgjithshme dhe klima në të cilën funksionon media mbeten përgjithësisht të favorshme për lirinë e medias dhe lejojnë raportimin kritik të mediave, megjithëse ka pasur disa tensione në rritje gjatë krizës COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve.
Nevojiten zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar pavarësinë e Servisit publik, standardet profesionale dhe qëndrueshmërinë financiare.

Raporti i vitit 2021 – Përparimi në lirinë e shprehjes është i kufizuar.
Konteksti i përgjithshëm i lirive të mediave është i favorshëm dhe lejon mbulim kritik nga  mediet edhe pse ka pasur tensione në rritje gjatë krizës kovid-19. Përpjekjet për vetë-rregullim duhet të vazhdojnë dhe të sjellin rezultate konkrete për avancimin e standardeve profesionale në gazetari.
Kërkohet transparencë më e madhe në reklamim nga institucionet shtetërore dhe partitë politike dhe reforma e RTVM-së për të siguruar pavarësi financiare për shërbimin publik. Përparimi në MRTV është penguar nga emërimi i anëtarëve në organet përkatëse.

Dhe kështu raporti vazhdon pothuajse me po të njëjtat vërejteje në shumë sfera ashtu si në raportin e vitit të kaluar, përpos disa ndryshimeve, të cilat nuk është se ndikojnë për të ndryshuar përparimin mesatar, i theksuar në pjesën dërrmuese të fushave nga ku priten më shumë reforma. Natyrisht këto ndryshime kërkojnë edhe kohë, megjithatë, nuk mund të mos vërehet edhe progresi “zvarritës” i vendit ndaj kërkesave të BE-së.

Në vitin e ardhshëm, vendi duhet veçanërisht të bëjë me sa vijon:

Ndryshe, Komisioni Evropian më 19 tetor miratoi Pakon për Zgjerim 2021 bashkë me raportim e progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe për Maqedoninë e Veriut. Në raportin që u prezantua po atë ditë në Parlamentin Evropian në Stresburg, Komisioni Evropian e kritikoi bllokadën për hapjen e bisedimeve dhe është e kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kriteret për anëtarësim të BE-së dhe që autoritetet tregojnë orientim të qartë pro evropian.

Exit mobile version