Site icon PORTALB

Numri i rasteve të vdekjes me Covid – 19 në RMV e tejkaloi shifrën 7.000, në 24 orët e fundit 11 viktima

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 490 raste të reja me korona virus, nga 3,703 rastet e realizuara. Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë me korona virus ndërruan jetë, ndërsa u shëruan 201, transmeton Portalb.mk.

“Në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë paraqitur edhe 3 persona të vdekur, me datë të vdekjes prej 13.10.2021 deri më 19.10.2021. Janë regjistruar tre persona të vdekur nga Kriva Pallanka, Kumanova dhe Gjevgjelia të moshës prej 53 deri në 95 vjeç”, informoi ministria.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 198.646, numri i pacientëve të shëruar në 185.660, i të vdekurve 7.012, ndërsa momentalisht ka 5.974 raste aktive. Deri më tani në vend janë realizuar gjithsej 1.354.533 testime për Covid 19.

Exit mobile version