Site icon PORTALB

RMV, të rinjtë mund të aplikojnë me ide dhe logo për të siguruar një vizitë në OKB dhe çmimin prej 1 000 euro

Shkolla Fillore "Kiril dhe Metodi", Tetovë

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në kuadër të konkursit “Imagjino” me ide për Agjendën e Kombeve të Bashkuara dhe ide për logo, transmeton Portalb.mk.

“Edicioni i dytë i Konkursit dhe Thirrjes për ide dhe shpërblime “IMAGJINO” është dizajnuar që t`i inkurajojë të rinjtë nga rajonet e  Nismës së Evropës Qendrore dhe Nismës Adriatiko-Jonianetë përfshihet në përmbushjen e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që këtë vit, është shpallur edhe Thirrja për përpilimin e dizajnimit të logos për garën “IMAGJINO”, derisa shpërblimi për idenë më të mirë është vizitë studimore në selinë e OKB-së në Nju Jork, derisa për logon më të mirë është 1 000 euro.

Të rinjtë e shkollave të mesme dhe private do të mund të konkurrojnë deri më 14 dhjetor 2021 për logon, ndërsa për ietë deri më 28 shkurt të vitit 2022.

 

Exit mobile version