Site icon PORTALB

Biden: Ndryshimet klimatike dhe kujdesi për familjet janë fokusi i planit 2 trilionë dollarësh

Joe Biden në intervistë

Joe Biden

Duke zvogëluar planet e tij të mëdha për rishikimin e shpenzimeve të qeverisë, Presidenti Joe Biden paraqiti dje para ligjvënësve demokratë vizionin e tij, shkruan VOA, transmeton Portalb.mk.

Në takimin në Shtëpinë e Bardhë dje në mbrëmje, presidenti Joe Biden u tha ligjvënësve se ai dëshiron një paketë prej 2 trilionë dollarësh, e cila do të përfshinte të paktën 500 miliardë dollarë për të trajtuar ndryshimet klimatike, dhe fonde për t’i dhënë përparësi ndihmës për klasën e mesme, lehtësime në taksa për familjet me fëmijë, pushimet familjare të paguara, kujdes shëndetësor dhe kopsht falas. Kjo u njoftua nga ligjvënësit dhe persona të tjerë që ishin të njohur me takimin privat në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Biden dhe ligjvënësve demokratë.

Presidenti Biden pret që negociatat mbi projektligjin për shpenzimet e qeverisë të përfundojnë këtë javë. Presidenti u takua me demokratët e krahut të moderuar dhe atij progresistë ndërsa ata po përpiqen të përafrojnë qëndrimet e tyre për planin e tij gjithëpërfshirës të buxhetit që në fillim ishte 3.5 trilionë dollarë.

Exit mobile version