Shefi i delegacioni të BE-së në Shkup, David Geer, i ka dorëzuar sot kryeministrit, Zoran Zaev, raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut. Zaev në profilin e tij në FB ka shkruar se ky raport, e konfirmon në tërësi përparimin në të cilin vendi punon me përkushtim, transmeton Portalb.mk.
Sipas tij, raporti e thekson implementin e fuqishëm dhe të vendosur në reformat e BE-së, posaçërisht në fushat kyçe siç janë sundimi i së drejtës, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Në bazë të kësaj, në raport rekomandohet fillim urgjent të negociata për qasje drejt anëtarësimit dhe konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, gjatë kohës së presidencës sllovene. KE në raportin potencon se, reformat janë proces i vazhdueshëm dhe i gjatë i cili nuk duhet të ndërpritet dhe i cili kërkon përkushtim edhe nga pjesët e tjera të shoqërisë”, shtoi Zaev.
Raporti sipas tij, konfirmon se hapërojmë fuqishëm në rrugën evropiane.
“Ajo është rruga e vërtetë e cila sjell standarde evropiane dhe jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev.
Kujtojmë se, ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir dhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov sot prezantuan raportin e progresit të KE-së për Maqedoninë e Veriut. Euroambasadori Gir tha se BE ka konfirmuar ardhmërine e rajonit në BE dhe përkrahjen per pespektivën evropiane. Sa i përket Maqedonisë, tha ai, raporti thotë se Maqedonia vazhdon t’i përmbush kushtet për të hapur negociatat dhe autoritetet kanë dhënë zotime për rrugën evropiane. Mirëpo sidoqoftë vrulli i këtyre reforma, sidomos përpjekjet për korrupsionin duhet të vazhdojnë, që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga Qeveria dhe opozita dhe faktor të tjerë shoqëror.
- LEXO: Dorëzimi i Raportit të progresit, ambasadori Gir: Sistemi gjyqësor në RMV nuk është i përgatitur sa duhet
- LEXO: KE e miratoi raportin për Maqedoninë e Veriut: Vendi vazhdon t’i plotësojë kushtet për fillimin e bisedimeve
- LEXO: Pjesë nga Raporti i KE-së: Shtyrja e negociatave ndikon negativisht në besueshmërinë e RMV-së dhe BE-së
- LEXO: Kushtet e burgjeve në Maqedoninë e Veriut – therë në sy në rrugën drejt BE-së
- LEXO: Radev: Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është paradhoma për anëtarësim në BE
- LEXO: Osmani: Nuk mund të kemi marrëveshje me Bullgarinë nëse në të nuk përfshihet data për konferencën e parë ndërqeveritare