Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 15 viktima dhe mbi 400 raste të reja me korona virus

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar 487 raste të reja me korona virus nga 3,491 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 1487 pacientë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Në mënyrë plotësuese, sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë paraqitur edhe 5 persona të vdekur, me datë të vdekjes prej 23.09.2021 deri më 12.10.2021. Janë regjistruar katër persona të vdekur nga Shkupi dhe Velesi, në moshë prej 33 deri në 83 vjeç”, informuan nga ministria.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me korona virus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 198.156, numri i pacientëve të shëruar në 185.459, i të vdekurve në 6.998, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.699.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.351.460 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version