Akullnajat e rralla të Afrikës mund të shkrihen për shkak të ndryshimit të klimës

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) paralajmëroi se akullnajat e rralla të Afrikës mund të shkrihen për shkak të ndryshimit të klimës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas njoftoi se akullnajat në malin Kilimanjaro në Tanzani, në malin Kenia në Kenia dhe në malet Rwenzori në Ugandë ndodhen janë kërcënimin e ndryshimit të klimës.

Duke paralajmëruar se akullnajat që janë bërë simbol në Afrikë po shkrijnë me shpejtësi për shkak të ndryshimit të klimës, Taalas tha se “Tërheqjet aktuale janë më të larta se mesatarja globale. Nëse vazhdon në këtë mënyrë do shkaktojnë shkrirjen e plotë të akullnajave deri në vitin 2040”.

Ai tërhoqi vëmendjen se ndryshimi klimatik shkakton emigrim, uri, thatësirë dhe fatkeqësi natyrore dhe se miliona njerëz janë të kërcënuar.

Komisionerja e Unionit Afrikan (AfB) për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë, Josefa Sacko tha se kanë parashikuar që 118 milionë njerëz do të përballen me thatësirë, përmbytje dhe të nxehtin ekstrem nëse deri në vitin 2030 nuk merren masa të mjaftueshme.

Ndryshimi i klimës zhvendosi më shumë se 1 milion njerëz

Për shkak të ndryshimit të klimës mbi 1 milion njerëz në jug dhe në lindje të Afrikës janë zhvendosur nga vendet e tyre.

Ndërkohë bëhet e ditur se 33 milionë njerëz në Sudanin e Jugut, Zimbabve, Sudan, Somali, Zambia, Etiopi, Malawi, Kenia, Mozambik dhe Madagaskar janë në nivelin e urgjencës për pasigurinë ushqimore dhe se situata është përkeqësuar edhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button