Lideri i VMRO – DPMNE-së në konferencën e sotme për media tha se koalicioni “Për ripërtrirje të Maqedonisë” në votimin e listave të këshilltarëve ka marrë 55 mijë vota më shumë se LSDM dhe koalicioni, që paraqet fitore bindëse dhe porosi e qartë drejt pushtetit, por edhe përgjegjësi më të madhe për opozitën, transmeton Portalb.mk.
Ai bëri thirrje për unifikim të të gjithë opozitës në rrethin e dytë, sepse siç tha, dallimet mes tyre janë të vogla në krahasim me qëllimin e përbashkët “të përmbyset ky pushtet”. Mickoski kërkoi mbështetje nga qytetarët edhe në rrethin e dytë, që të mundet sipas tij, të realizohet ai qëllim.
“Zgjedhjet treguan se ka disponim serioz antiqeveritar dhe pakënaqësi nga pushteti, ndërsa votat opozitare dhe qëllimi i tyre i përbashkët është ndryshim i pushtetit dhe ardhmëri e re e Maqedonisë. Për këtë, bëj thirrje për opozitë të unifikuar dhe të përbashkët deri në qëllimin për ardhmëri më të mirë dhe të re. Çdo dallim i yni është më i vogël nga qëllimi i përbashkët që të përmbysin këtë pushtet që Maqedonia të shkojë përpara për të gjithë njerëzit”, deklaroi Mickoski pas takimit me liderët e partive të koalicionit “Për ripërtrirje të Maqedonisë”.
Ai bëri thirrje për një, siç tha, opozitë të bashkuar të të majtëve, qendrës dhe të djathtëve me një mision – rrëzim të kësaj Qeverie.
“E shtrij dorën për opozitë të unifikuar dhe të bashkuar, ndërsa atë e kërkoi edhe populli në këto zgjedhje. Maqedonia ka ardhmëri dhe duhet të fitojë, jemi në hap që të gjithë së bashku të bëjmë punë të mëdha, ardhmëri të vijë tani të gjithë së bashku të bashkuar deri në qëllim”, tha lideri i VMRO-së.
Ai pret që në rrethin e dytë, siç tha në masë më të madhe të përsëritet ajo nga i pari – “blerja e votave, mbushja e kutive, presione, shantazhe”.
“Ju bëj thirrje gjithë qytetarëve të dalin në numër sa më të madh të mundshëm në rrethin e dytë, sepse vetëm me mobilizim dhe rritje të daljes mund të fitohet policia e Spasovskit, prokuroria e Ruskovskës dhe të gjithë banditët që kërcënohen në Maqedoni dhe në atë mënyrë mbledhin mbështetjen për LSDM-në dhe koalicionin”, tha Mickoski.
- LEXO: RMV, rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale (Infografik)
- LEXO: Kush fitoi e kush humbi në komunat me shumicë shqiptare në RMV
- LEXO: RMV, dalja e votuesve në zgjedhjet lokale është 10% më e ulët se në vitin 2017 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 10, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017
- LEXO: RMV, u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2021, gjithçka që ndodhi
- LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2017 (Infografik)
- LEXO: Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)