Site icon PORTALB

Nga 1 419 testime, vetëm një rast pozitiv me Kovid-19 në Kosovë

Korona Virus, foto: Mufid Majnun, Unsplash.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa vetëm një person ka rezultuar i infektuar, raporton EN.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë vdekje. Sot janë shëruar 42 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936. Në total numri i rasteve aktive është 632”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version