Site icon PORTALB

RMV, u regjistruan 107 raste të reja me Kovid-19 dhe 24 viktima

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar edhe 107 raste të reja me korona virus, nga 1 668 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 24 viktima, ndërsa janë shëruar 247 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë 12 persona (86, 84, 80, 75, 75, 73, 67, 65, 63, 57, 48 dhe 39v), dy nga Kumanova (71 dhe 42 v), një nga Bogdanci (70), Velesi (73v), Gjevgjeli (69v), Kërçovë (69v) dhe Makedonska Kamenica (87v). Ministria sqaroi që sot janë regjistruar edhe pesë persona që kanë ndërruar jetë nga 16 shtatori deri më 4 tetor: dy nga Shkupi, një nga Tetova, Gjevgjelia dhe Velesi.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Numri i përgjithshëm i të diagnistifikuarve me korona virus, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 197 197, 183 474 pacientë janë shëruar, 6.964 kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 6 759 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.344 538 testime për korona virus.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version