Osmani: Tani për tani mund të konfirmoj se kemi fituar 3 komuna, kemi epërsi në të gjitha komunat tjera

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp deklaroi se sipas informatave që i kanë marrë deri më tani, mund ta konfirmojë fitoren në 3 komuna, gjegjësisht në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë, njofton Portalb.mk.

“Siç kam paralajmëruar edhe gjatë fushatës, pres që rezultatet të tregojnë një mbështetje të fortë të kandidatëve të BDI-së. Mund të konfirmoj se në raundin e parë BDI fiton në Saraj, Likovë dhe në Pllasnicë. Kurse jemi në epërsi në të gjitha komunat e vendit me dallim 2 me 1 dhe diku me 3 me 1. Lirisht mund të them se i gjithë veriperëndimi është bleruar sonte. Tani mora informata se në Kumanovë është 3 me 1 për BDI-në”, tha Osmani.

Ai i përgëzoj të gjithë qytetarët që shfrytëzuan të drejtën për të votuar, siç tha ai, pavarësisht se për kë kanë votuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button