Site icon PORTALB

Thaçi: Fitorja e Selës ringjall kauzën shqiptare në Maqedoni

Tubim madhështor i PDSH-së në Strugë

Tubim madhështor i PDSH-së në Strugë

Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbrëmë tubimin qëndror në qytetin e Strugës. Fillimisht lideri i PDSH-së Menduh Thaçi qëndroi në fshatin Llabunishtë dhe më pas në sheshin qëndror të Strugës, nga ku u kërkoi qytetarëve që ta mbështesin kandidaturën e Ziadin Selës.

“Të dashur strugan ju jeni njerëz me fat. Nuk ka shqiptar në botë që sot nuk ka dëshirë të votojë për Ziadin Selën. Ne të gjithë mburremi me figurën e Ziadin Selës. BDI-ja e nënçmon tërheqjen tonë nga gara për Kërçovën, ata nuk kanë reflektim moral sepse definitivisht ato duhet ta tërheqin kandidatin e tyre për Strugën

Ka qenë dëshirë e gjithë shqiptarëve që Ziadini të kandidohet në Strugë, dhe të jetë simbolika e ringjalljes dhe rimëkëmbjes tonë. Këtë qeveri nuk do ta rrëzoj opozita maqedonase, por opozita shqiptare e cila do t’i fitoj zgjedhjet” tha ndër tjera kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

Kandidati i PDSH-së për komunën e Strugës Ziadin Sela tha se Strugën e kemi amanet nga të parët andaj ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për ta mbrojtur atë.

Sela apeloi te kundërknadidati i tij Arben Labënishti që të tërhiqet nga gara dhe ta mbështesë atë në garën për Strugën shqiptare.

“Të gjithë bashkë më 24 Mars do t’ju tregojmë ‘Gruevskëve’ se Struga ka qenë dhe do të jetë gjithmonë shqiptare. Këtë gjendje që po e shihni sot në Strugë do ta shihni deri në 24 Mars, më pas ne do tua kthejmë Strugën qytetarëve. Qytetarëve do tua kthejmë rrugët, liqenin, do ua kthejmë shëtitoret.

Arben kolegu im i nderuar tërhiqu, hajde me ne, me njerëzit që janë faqebardhë.  Ne jemi këtu ta shpëtojmë Strugën nga kthetrat e atyre që duan të na tregojnë nga jemi, le ta shohin historinë e tyre dhe do të dalin në Karpate” tha veç tjerash Ziadin Sela para struganëve.

  
Fjalën në këtë tubim e mbajtën edhe kryetari i degës së PDSH-së në Strugë Lavdërim Elmazi dhe bartësi listës për këshilltarë Avdulla Qazimi.

Exit mobile version