Site icon PORTALB

RMV, deklarata e Menduh Thaçit pas votimit në zgjedhjet lokale

Menduh Thaçi duke votuar foto nga Portalb.mk

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi gjatë votimit në vendvotimin 1968/1 në Tetovë deklaroi se shpreson që të fitojë më i miri në këto zgjedhje lokale, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se është ditur që do të ketë probleme me pajisjet për identifikim biometrik të votuesve dhe uroi që këto probleme të mënjanohen që, siç tha, mos të lënë dyshime tek qytetarët për manipulime.

“Po të duheshte të jenë zgjedhjet fer dhe demokratike duhet të ketë qetësi dhe shpresoj se më i miri do të fitojë. Diheshte se do të jenë këto vështirësi, por uroj që brenda ditës që kjo të përmirësohet që mos të lë fije dyshimi te njerëzit se mund të ketë ndonjë manipulim”, theksoi Thaçi.

Exit mobile version