Site icon PORTALB

Prokuroria kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut të raportojnë për parregullsitë zgjedhore

Zgjedhje, foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut pas themelimit të Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, në krye të së cilës ka vendosur prokurorin Xhelal Bajrami, ka kërkuar përsëri nga qytetarët të paraqesin parregullsitë, transmeton Portalb.mk.

“Njoftimet e marra do t’i përcillen menjëherë deri te prokuroritë publike përkatëse, në mënyrë që të kontrollojnë pretendimet dhe të marrin vendime për procedim të mëtejshëm”, raportojnë nga Prokuroria, duke theksuar që në vazhdimësi i ndjekin zhvillimet që ndodhin në procesin zgjedhor.

Në shërbim të këtij qëllimi është hapur edhe adresa elektronike izbori@jorm.mk ku qytetarët do të mund të paraqesin parregullsitë zgjedhore.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut më 24 shtator ka themeluar Komisionin e përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, siç kishte vepruar edhe në zgjedhjet e fundit.

Exit mobile version