Site icon PORTALB

RMV, do të jetë e hapur gjithë ditën zyra e Komitetit të Helsinkit në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhje, vota, votim

Zgjedhje, foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, për këtë Komiteti i Helsinkit ka vendosur të mban të hapur zyrën me qëllim që qytetarët të raportojnë parregullsitë zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

“Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i njofton qytetarët se të dielën, 17 tetor të vitit 2021, zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës, me qëllim që t’i mundësojë qytetarëve të raportojnë shkeljen e së drejtës së votës gjatë zgjedhjeve lokale”, njoftojnë nga Komiteti, duke sqaruar që zyrat e tyre janë në Shkup në rrugën “Naum Naumovski Borçe”, numër 83.

Qytetarët do të mund të raportojnë për parregullsitë edhe përmes numrit të telefonit 02-3119-073 dhe 072-278-436, apo përmes adresën elektronike helkom@mhc.org.mk.

“Qytetarët do të mund të paraqesin parregullsitë duke theksuar të dhënat e tyre personat ose anonim”, deklarojnë nga Komiteti, duke sqaruar që të gjitha raportimet do të verifikohen.

Exit mobile version