Site icon PORTALB

Filipçe: Midis 79 dhe 81 përqind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar

kovid19, coronavirus, vaksine, vaksinim (1)

Foto arkiv nga Meta.mk

Vaksinat funksionojnë së bashku me sistemin tuaj imunitar, kështu që do të jeni të përgatitur për të luftuar virusin nëse jeni të ekspozuar ndaj tij. Kovid-19 mund të ketë komplikime serioze me rrezik për jetën dhe nuk eziston mënyrë që të dihet se si virusi do të ndikojë tek ju, thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se midis 79 dhe 81 përqind të pacientëve të hospitalizuar si pasojë e kovid-19 janë të pavaksinuar, thekson Filipçe.

Efektiviteti i vaksinave, shton ai, konfirmojnë shumë analiza, për të cilat edhe ndan të dhëna nga hulumtimi i “Civica Mobilitas”. Ato tregojnë se në mbi tre muajt fundit ka:

“Vaksinimi kundër kovid-19 është i rëndësishëm dhe do të ndihmojë në ndalimin e pandemisë. Vaksinat funksionojnë së bashku me sistemin tuaj imunitar, kështu që do të jeni gati të luftoni virusin nëse jeni të ekspozuar ndaj tij. Kovid-19 mund të ketë komplikime serioze që vënë në rrezik jetën dhe nuk ekziston mënyrë për të ditur se si virusi do të ndikojë tek ju. Me vaksinë ju mbroni veten, miqtë tuaj, familjen tuaj, si dhe të tjerët rreth jush”, apeloi ministri Filipçe.

Exit mobile version