Site icon PORTALB

Osmani: Nuk mund të kemi marrëveshje me Bullgarinë nëse në të nuk përfshihet data për konferencën e parë ndërqeveritare

Bujar Osmani, foto nga Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Ekziston hapësirë për zgjidhje të të gjitha pikave nga protokolli bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të dalura nga Samiti në Bërdo, dhe me të vërtetë do të ishte për të ardhur keq nëse e humbasim këtë mundësi, deklaroi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, në intervistën e mbrëmshme për televizionin Kanal 5, përcjellë Portalb.mk. 

Ai informoi se momentalisht Qeveria punon në përgjigjen e propozim-zgjidhjent e Sofjes në lidhje me pesë çështjet, por paraprakisht duhet të mblidhet komisioni i historisë. Osmani nuk tregoi konkretisht nëse deri në fund të muajit dhe fillim të nëntorit do të nënshkruhet protokolli me Bullgarinë.

“Nëse arrihet marrëveshje për ato pesë pika. Duhet të ketë edhe një pikë tjetër, dhe ajo është të kemi mbështetje nga Bullgaria për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare në një datë të caktuar. Patjetër të ketë “pesë plus dy pika” që të ketë marrëveshje. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë në komisionin ndërqeveritar, duhet ta miratojmë atë marrëveshje, e cila do të ratifikohet nga të dy qeveritë. Dhe paralelisht flitet për pozicionin e atij udhërrëfyesi në procesin evropian. Edhe ne konsiderojmë se propozimi portugez është zgjidhje”, tha Osmani.

Arritja e një marrëveshjeje me Bullgarinë përfshin fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme.

“Nuk do të arrijmë marrëveshje nëse një pjesë e paketës nuk është edhe vendim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Osmani.

Ai informoi se para se të dërgohet përgjigjja e Bullgarisë për pesë pyetjet, duhet të mblidhet komisioni historik, për të cilën Osmani shprehu pakënaqësi me punën e tij dhe qasjen e imponimit të një të vërtete historike.

“Shpresoj që takimi i komisionit historik të mbahet me prezencë fizike, dhe jo online, pasi mendoj se me biseda të drejtpërdrejta dhe të hapura do të mund të arrihet më proaktivisht në atë zgjidhje. Ky moment është shumë i rëndësishëm dhe konsideroj se duhet që të gjithë të jemi në nivelin e detyrës dhe të mundohemi të arrijmë zgjidhje”, theksoi Osmani.

Ministri i punëve të jashtme theksoi se në samitet e BE -së, 26 shtete anëtare thonë se janë pro fillimit të negociatave me Unionin dhe e vetmja që thotë “jo” në samitet e fundit është Bullgaria.

Osmani potencoi se e gjithë energjia e Qeverisë është e drejtuar për të arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe në samitin e dhjetorit të vendosë që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat me BE-në. Nëse nuk kemi sukses deri në dhjetor, vazhdojmë më tej. Kjo është një maratonë dhe ne nuk kemi asnjë korsi tjetër ku mund të kalojmë, ashtu siç u bëmë anëtarë të NATO -s, kështu do të bëhemi edhe anëtarë të BE -së, tha Osmani.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Exit mobile version