Site icon PORTALB

Pasi e vodhi veturën, menjëherë ka shkaktuar një aksident, policia e arrestoi të dyshuarin

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona

Foto arkiv nga Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 45 vjeçarin si të dyshuar për vjedhjen e një veture në Shkup, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 242 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.D. do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 242 të Kodit Penal.

“Në rrugën ”Prolet”, punonjës të policisë e kanë arrestuar 46 vjeçarin B.D. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se më datën 11.10.2021 në rrugën ”Boris Trajkovski” ka vjedhur automjetin “Hyndai” me targa regjistrimi të Shkupit”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke sqaruar që ajo veturë ishte pronë e shkupjanit T.N.

Raportohet që pikërisht me këtë veturë të vjedhur ka shkaktuar një aksident më një veturë “Citroen Berlindo” që është pronë e K.M.

Exit mobile version