Site icon PORTALB

RMV, u regjistruan 421 raste të reja dhe 20 vdekje me Kovid-19 kryesisht në spital

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar edhe 421 raste të reja me korona virus, nga 2 900 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 13 viktima, ndërsa janë shëruar 395 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë tre persona (86, 74, 69), ndërsa një në Kratovë (88), Veles (75), Vinicë (66), Kumanovë (64) dhe Ohër (61). Ministria sqaroi që janë regjistruar edhe pesë persona që kanë ndërruar jetë nga gjashtë shtatori deri më 28 shtator: tre nga Shkupi, një nga Gjevgjelia dhe Manastiri.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Numri i përgjithshëm i të diagnistifikuarve me korona virus, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 195 963, 182 473 pacientë janë shëruar, 6 888 kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 6 602 raste aktive, prej të cilëve 3 308 në Shkup. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.333.204 testime për korona virus.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version