Site icon PORTALB

CNN: situata me zinxhirin global të furnizimit do të përkeqësohet

Foto nga william william on Unsplash

Mallra, furnizim me mallra, Foto nga william william on Unsplash

Pandemia kovid shkaktoi mungesë globale të çipave kompjuterik, e cila nga ana tjetër ngadalësoi, ndërsa diku edhe ndaloi prodhimin në një numër të madh industrish, si ajo e automobilave dhe industrisë IT.

Sipas një shkrimi të CNN, ky problem, së bashku me mungesën e shoferëve të kamionëve dhe zinxhirët e furnizimit, po rrit çmimet për konsumatorët dhe ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike globale.

“Derisa rimëkëmbja ekonomike globale vazhdon të marrë vrull, ajo që po bëhet gjithnjë e më e qartë është se si të parandalohen ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit që tani po shfaqen në çdo cep”, thekson CNN.

Kontrollet kufitare dhe kufizimet në lëvizje, mos-pasja e “certifikatës së vaksinimit”, nevoja për të qenë në vendin tënd, do të jenë pengesa reale për shpërndarjen në kohë të produkteve, me harxhime dhe çmime në rritje, të cilat nga ana tjetër do të ndikojnë në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Exit mobile version