Site icon PORTALB

Ambasadorja Bërns përgatiti ajvar në rezidencën amerikane (VIDEO)

Ambasadorja amerikane Kate Mary Bërns gjatë përgatitjes së avarit në rezidencë

Ambasadorja e ShBA-së në vend Kate Mary Bërns, përgatiti ajvar në rezidencën amerikane, transmeton Portalb.mk.

“Sezona e ajvarit në rezidencën e ambasadores me ajvarin special “Red Dog”. Cilat janë traditat tuaja të preferuara të ushqimit?!, shkroi Ambasada e ShBA-së në Facebook, duke postuar një video të përgatitjes së ajvarit.

Ndërkohë në Twitter u shpreh edhe Bërns:

“Në Maqedoninë e Veriut është vjeshtë dhe është koha për ajvar! E pëlqejmë dhe bëjmë ajvar çdo vit sipas recetës së kuzhinierit të rezidencës. Këtë vit video-ekipi i ambasadës incizoi pamjen dhe zhurmën e bërjes së ajvarit”.

Pjesa më e madhe e ajvarit të përgatitur, siç tregohet në videon e ambasadës, u dhurohet diplomatëve të huaj, vizitorëve amerikanë dhe miqve të ambasadores.

Exit mobile version