Site icon PORTALB

Cavani kushton 70 milionë euro

Cavani

Cavani

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se ai do ta lejojë sulmuesin Edinson Cavani të largohet vetëm në rast se dikush paguan 70 milionë euro për të.

“Kemi përfshirë një klauzolë të lartë në kontratën e tij për arsye se dëshirojmë ta mbajmë këtu”.

“Klauzola ekziston, dhe nëse ekziston ndonjë ‘i çmendur’ që është i gatshëm t’i paguajë 70 milionë për të, që do të thoshte 63 milionë euro neto për Napolin, ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë ofertat”, deklaroi presidenti.

Exit mobile version