Site icon PORTALB

RMV, u regjistruan 316 raste të reja me kovid

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 316 raste të reja me Covid – 19, nga 3.486 testimet e bëra. Ministra i Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të vdekjes nga Covid – 19, ndërsa janë shëruar 240 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të kaluara kanë vdekur 10 persona: 3 të vdekur nga Kumanova (32, 72 dhe 77), 2 të vdekur nga Ohri (59 dhe 64) dhe Sveti Nikolë (66 dhe 68) dhe një person i vdekur nga Kriva Pallanka (88) , Berova (74) dhe Shkup (69). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

 

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 194 891, numri i pacientëve të shëruar në 181 031, i të vdekurve në 6 831, ndërsa momentalisht ka 7.029 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1 323 365 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version