Site icon PORTALB

Asnjë vdekje në Kosovë, ndërkohë u regjistruan 40 raste të reja me COVID-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 9 tetor se ka regjistruar 40 raste të reja me koronavirus, raporton REL. Rastet e reja dalin pas testimit të 2,870 mostrave apo 1.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24 orëshin paraprak nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake po ashtu janë shëruar 149 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,226.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 12,144 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit – kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit – janë administruar 1.432,135 doza, ku 608,939 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës. Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

Exit mobile version