Site icon PORTALB

Faturat e rrymës duhet paguar, tani edhe në emailin tuaj

EVN

EVN

EVN Maqedoni sot e vuri në funksion shërbimin “e-fakturë” me të cilin llogaritë për energjinë e harxhuar elektrike do të mund të merren me e-mail.

Me këtë shërbim, siç njoftoi kompania, shfrytëzuesit do të jenë të sigurt se gjithmonë në kohë do t’i marrin faturat për energji elektrike dhe do të kenë mundësi që në kohë t’i paguajnë ato me çka do të shmanget kamata për pagesë të vonuar.

“Benifitet e shërbimit “e-fatura”  janë shumëvjeçare, rritet kontrolli i marrjes, pagimit dhe arkivimit elektronik të faturave” citon EVN-ja. Shërbimi mund të përdoret nga të gjithë shfrytëzuesit që do të plotësojnë, nënshkruajnë dhe dërgojnë formular të postës elektronike efaktura@evn.mk ose nëse formularin  në mënyrë direkte e paraqesin në Qendrën më të afërt energjetike.

Formulari mund të gjendet në internet faqen e EVN Maqedoni www.evn.mk ose në të gjitha zyrat e pritjes të Qendrave energjetike. 

Exit mobile version