Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion, i cili ka në fokus goditjen e veprave penale në fushën farmaceutike. EN raporton se deri tani janë ndaluar gjashtë persona, të cilët akuzohen për kontrabandë ilaçesh.
Sipas informacioneve, hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Gazetari thotë se ndalimi personave të mësipërm është kryer në flagrancë, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme ilaçesh.
“Kapja e tyre është bërë në flagrancë, ku janë sekuestruar një sasi ilaçesh kontrabandë’, raporton gazetari.