Site icon PORTALB

RMV, rritje e çmimit të shitjes për prodhime industriale, te metalet rritja arriti deri 57 përqind

Fabrika "Classic Flex" në zonën e lirë industriale

Fabrika në zonën e lirë industriale

Në gusht të këtij viti është regjistruar rritje e çmimit të shitjes për 14.1% në krahasim me gushtin e vitit të kaluar te produktet industriale, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit gusht 2021, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 1.7% në nivel mujor dhe për 14.1% në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, çmime më të larta janë vërejtur në këta sektorë: Miniera dhe gurorë për 18.5 %, në sektorin Industria përpunuese për 13.3 %  dhe në sektorin  Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar  për 21.3 %.

Rritja më e theksuar në gusht ishte te prodhimi i metaleve, duke u regjistruar rritje për 57.1 përqind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 6.7 përqind në krahasim me muajin korrik.

Exit mobile version