Fushata zgjedhore në RMV, partitë politikë me premtime për gjërat elementare në infrastrukturë

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut dhe kandidatët e pavarur kanë vazhduar të japin premtime për katër vitet e ardhshme në qeverisjen lokale, duke u përqendruar në problemet elementare, si uji i pijshëm, kanalizimi, mbeturinat dhe rrugët, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja në Gazi Babë premtoi që do të ketë aplikacion M-bashkësia, ku qytetarët do të mund të paraqesin problemet dhe propozimet në lidhje me komunën përmes formës elektronike.

VMRO-DPMNE në Gjorçe Petrov premtoi ndërtimin e dy çerdheve të reja, si dhe zgjerimin e atyre që tashmë janë. Në këtë komunë të Shkupit gjithashtu u premtua edhe ndërtimi i tri sallave të reja multifunksionale.

BDI-ja në Zhelinë premtoi ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugës nga shkolla në Zhelinë deri në hyrje të Strimnicës, ndërtimin e bulevardit në f.Zhelinë sipas të gjitha standardeve, asfaltimin ose bekatonizimin e rrugës prej në f.Strimnicë deri në f.Saraqinë, nga rruga regjionale 402 deri në hyrje të f.Pallaticë, nga hyrja në f.Pallaticë deri në qendër të f.Uzurmisht, rrugët 106 dhe 107, rrugë lidhëse për dy fshatrat Novosellë – Rogle, prej fshatit Grupçin deri te rruga e fshatit Debërc, etj. Ata premtuan edhe rinovimin dhe zgjerimin e hapësirave shkollore, duke mos anashkaluar edhe ndërtimin e terreneve dhe sallave sportive.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Saraj premtuan ndaljen e haraçit nga autoritetet komunale duke ndërprere faturat prej 5 euro për kanalizim. Ata premtuan zgjidhje për mungesën e ujit për pije, kanalizimin, rrugët e shkatërruara dhe mbeturinat.

Lëvizja Besa në Tetovë pretoi parking ndërtokësore si një zgjidhje për veturat te Tregu i Gjelbër. Në program u planifikua edhe zhvillimin e zonave ekonomike ku qytetarët do të mund t’i absorbojnë produktet e tyre bujqësore.

Lista e pavarur për këshilltarët “Më mirë për Tetovën”, theksuan problemet në fshatin Sellcë, duke theksuar infrastrukturën elementare, shkolla e vjetër, mungesa e ndriçimit, kanalizimit, zyrës postare dhe lojërave për fëmijët.

“Kanalizim, ujë, asfalt, linja autobusi dhe lojëra për të vegjlit, patjetër duhet të ketë në çdo vendbanim në Shkup dhe rrethinë”, deklaroi kandidatja e pavarur për Shkupin, Danella Arsovska derisa e vizitoi Shuto Orizarën.

“Do të ndërtojmë një park me shesh urban në hyrje të vendbanimit Goce Dellçve, por edhe do të rregullojmë hapësirën ndërmjet ndërtesave. Do të zgjerohet kapaciteti në SHFK Koço Racin, ndërsa do të ndërtojmë një rrethrrotullim në hyrje të fshatit Proevce”, premtoi kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksi Dimitrievsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button