Sot u konfirmua që vetëm një shtet është duke e bllokuar integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, theksoi Zaev
Në mbyllje të samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor të organizuar në Slloveni, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev vlerësoi që Bullgaria u konfirmuar si shteti i vetëm që po e bllokon integrimin e vendit në BE, transmeton Portalb.mk.
“Sot kemi edhe konfirmim të fortë sse vetëm një vend nga BE-ja është kundër integrimit tonë dhe fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zaev, duke saktësuar që bllokada vjen nga fqinjët bullgar.
Kryeministri Zaev vlerësoi që e kaluara nuk duhet të jetë pengesë për integrimin, duke theksuar arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.
“Mesazhet nga presidenti Makron dhe kancelarja Merkel janë të qarta – për zgjidhjen duhet shikuar para, kah ardhmëria, jo gjurmim i të kaluarës. Fatkeqësisht, nuk jam I sigurt se presidenti Radec e ka kuptuar këtë mesazh”, deklaroi Zaev, duke vlerësuar që asnjë vend nga BE-ja nuk ka ndonjë vërejtje për reformat në vend.
Ai kërkoi nga Bullgaria që pas zgjedhjeve në të dy vendet, me politikë të sinqertë të gjejnë zgjidhje vendimtare, por duket theksuar që “identiteti maqedonas nuk mundet të jetë temë për negociata”.
Në samitin e BE-së në Ballkanin Perëndimor kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku përveç presidentit bullgar, ka takuar edhe presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.
- LEXO: Radev: Të njihet “e vërteta historike”, Bullgarët e Maqedonisë të përfshihen në Kushtetutë
- LEXO: Zaev nga Bërdo: Nëse deklaratat e BE-së nuk kthehen në vepra, do të bëhet dëm i pariparueshëm mbi idenë e madhe evropiane
- LEXO: Ofensivë diplomatike në Bërdo për heqjen e vetos bullgare ndaj Shkupit
- LEXO: Para samitit në Bërdo, Merkel dhe Macron do t’i ulin në tryezë Zaevin dhe Radevin
- LEXO: Liderët e BE -së pro rikonfirmimit të angazhimit për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, por pa asnjë afat
- LEXO: Më gjashtë tetor në Slloveni do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor
- LEXO: Eskobar: ShBA-të shpresojnë që Shkupi dhe Tirana këtë vit t’i fillojnë negociatat me BE-në
- LEXO: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin brenda vitit, vlerësoi Von der Leyen
- LEXO: Kryetarja e KE-së, Von der Leyen në Shkup: Mos e humbni besimin në BE (VIDEO)
- LEXO: Mitsotakis: Nuk e mbështesim Bullgarinë në bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut