Site icon PORTALB

Gjendja me korona virus në RMV, 17 raste të vdekjes, mbi 300 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar 399 raste të reja me korona virus prej 3,337 tesimeve të bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se janë regjistruar edhe 17 viktima nga korona virusi, ndërsa janë shëruar 1,348 pacientë, transmeton Portalb.mk.

“16 persona kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërsa një person në kushte shtëpiake. Në mënyrë shtesë, sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë paraqitur edhe 4 persona të vdekur, me datë të vdekjes prej 24.09.2021 deri më 30.09.2021”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar gjithsej 193.052 raste me koronavirus,  175.496 pacientë janë shëruar, 6.740 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 10.816 raste aktive.

Ndërkaq, deri më tani janë bërë 1.305.039 testime për korona virus.

Exit mobile version