Site icon PORTALB

RMV, ulje e rasteve të reja me Kovid-19, u regjistruan 190 raste dhe 10 viktima

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 190 raste të reja me Covid – 19, nga  2.636 testimet e bëra. Ministra i Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të vdekjes nga Covid – 19, ndërsa janë shëruar  293 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë dy persona (78v. dhe 83v.), nga një person në Shtip (56), Kavadar (81), Kërçovë (76), Prilep (52), Kriva Pallankë (76), Koçan (83), Ohër (63) dhe Strugë (78). Të gjithë viktimat kanë vdekur në spital.

Rastet e reja:

  • Shkup – 93,
  • Kumanovë – 25,
  • Prilep – 13,
  • Manastir – 12,
  • Kratovë – 7,
  • Kavadar – 5,
  • Demir Hisar – 5,
  • Tetovë – 4,
  • Kriva Pallankë – 4,
  • Veles – 3,
  • Ohër – 3,
  • Strugë – 3,
  • Sveti Nikole – 3,
  • Strumicë – 2,
  • Kërçovë – 2,
  • Gjevgjeli – 2,
  • Shtip – 1,
  • Koçan – 1,
  • Resnjë – 1,
  • Radovish – 1

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 192.478, numri i pacientëve të shëruar në 173.625, i të vdekurve në 6.704, ndërsa momentalisht ka 12.149 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.299.826 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version