“Financial Times”: Sllovenia propozon pranim të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2030

Sllovenia, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, propozon që Unioni të zgjerohet me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të kësaj dekade, viti 2030, që vjen në virgjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor javën e ardhshme, shkruan Financial Times, njofton Portalb.

Propozimi është dhënë para tre ditësh në takim të ambasadorëve në Bruksel dhe ka hasur në habi tek anëtaret e tjera të Unionit. Disa e kanë përshkruar si tërësisht joreal duke i pasur parasysh sfidat ekonomike dhe politike në rajon.

“Zgjerimi është çështje e ndjeshme për BE-në e cila është e ndarë rreth çështjes për zgjerimin dhe shpejtësinë me të cilën vendeve duhet t’u lejohet hyrje në bllok”, shkruan gazeta dhe shton se Unioni është nën presion që t’i vazhdojë negociatat për zgjerim me vendet ballkanike të cilat, gjithashtu, kthehen drejt Kinës dhe Rusisë.

Pas zgjerimit të shpejtë kur BE-ja pranoi 13 anëtare të reja midis viteve 2004 dhe 2013, kryetari i atëhershëm i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, deklaroi se nuk do të ketë pranime të reja para vitit 2019, ndërsa vendet të cilat kërkojnë anëtarësim po bëhen më të padurueshme me zvarritjet nga Brukseli.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 tetor në Slloveni, ndërsa në të do të marrin pjesë vendet-anëtare udhëheqëse të BE-së dhe gjashtëshja nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Siç shkruan “Financial Times”, diplomatët nga vendet-anëtare të Unionit, kryesisht nga blloku juglindor i BE-së, dëshirojnë që Brukseli t’i përshpejtojë negociatat me Ballkanin Perëndimor dhe angazhohen që të ketë narrativ ambicioz për zgjerim në Samitin vijues, por edhe pranojnë se caktimi i datës së fuqishme për inkuadrim është çështje eksplozive politike.

“Na nevojitet deklaratë, kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar një diplomat nga BE-ja dhe ka shtuar se deklaratë me datë konkrete nuk do të pranohet.

Gazeta shton se qëndrimi i BE-së ndaj rajonit në mënyrë plotësusese komplikohet me atë që pesë anëtare (Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) nuk e njohin Kosovën e cila shpalli pavarësi në vitin 2008.

Kryetarja aktuale e Komisionit Evropian (KE), Ursulla fon der Lajen, në virgjilje të Samitit e vizitoi rajonin dhe e përsëriti mbështetjen për hyrje të vendeve në Union.

Politikanët në rajon, shkruan “Financial Times”, në këtë temë shikon me frustrim të madh, ndërsa oreksi për zgjerim të ardhshëm është i vogël në shumicën e vendeve-anëtare të BE-së.

KE-ja, madje, ua bëri me dije qeverive kombëtare se sa më shpejtë duhet të realizohet progres me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto dy vende duhej të fillonin negociata për anëtarësim vitin e kaluar, por progresi për këtë çështje edhe mëtej është i bllokuar për shkak të mungesës së mbështetjes së njëzëshme nga vendet-anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button