Dy viktima dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Kosova vazhdon të shënojë çdo ditë viktima nga koronavirusi i ri, pavarësisht një sërë masash të ndërmarra nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19, transmeton REL.

Sot janë regjistruar dy viktima të reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë nga komunat Lipjan dhe Gjilan.

Që nga marsi i vitit 2020 dhe deri më 3 tetor zyrtarët llogarisin se kanë vdekur 2,961 persona.

Bazuar në 2,967 mostra të testuara gjatë 24 orëve të fundit, 23 persona janë konfirmuar pozitivë në koronavirus. Nga sëmundja janë shëruar edhe 114 pacientë.

Raste aktive aktualisht janë 2.237.

Sipas njoftimit, deri më 3 tetor, 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button