Site icon PORTALB

Cërvenkovski paralajmëron tubim të madh në Shkup

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në Shtip

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në Shtip

Sonte në Shkup, opozita e bashkuar “Lidhja për ardhmërinë” e udhëhequr nga partia e Branko Cërvenkovskit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë do të mbajë tubim në sheshin Maqedonia.

Në tubimin i cili fillon në ora 21.00, pritet të mbajnë fjalime liderët e partive politike të opozitës së bashkuar, kandidatët për kryetarë komunash si dhe bartësit e listave të këshilltarëve. 

Dje në Shtip, Cërvenkovski edhe njëherë pësëriti qëndirmin e tij se Qeveria aktuale duhet të ndryshohet.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, kjo Qeveri tirane ndryshoi gjithçka. Ka ardhur koha që më në fund të largohen” tha Cërvenkovski. /Portalb

Exit mobile version