Mollëkuqja mbajti ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh” (VIDEO)

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” nuk po ndalon së luftuari fuqishëm për të drejtat e grave. Këtë ata dijnë ta bëjnë më së miri. Dje në sheshin e Tetovës, Mollëkuqja mbajti ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh”, duke vazhduar më vonë në QBB LOJA. Për Portalb ata folën më shumë rreth qëllimit të ekspozitës. 

Në këtë ekspozitë u shfaqën mesazhet ngacmuese më të shpeshta që gratë i marrin përditë  nëpër rrjetet sociale, gjë që rëndon gjendjen psikologjike të tyre. Por, shumë të rralla janë rastet kur mesazhet e marra raportohen.

“Qëllimi është që ne t’i nxjerrim në pah mesazhet që përmbajnë ngacmime, ofendime, gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime të ndryshme. Ne kemi kërkuar nga vajzat që të na dërgojnë mesazhet që ata marrin në rrjetet sociale dhe i kemi ekspozuar sot në sheshin qytetit të Tetovës.” tha Rita Behadini, presidentja e QMB “Mollëkuqja”.

This slideshow requires JavaScript.

Policia tani ka hapur një sektor i cili merret me çështjen e raportimeve për ngacmimet që ndodhin nëpër rrjetet sociale.

“Vajzat duhet të raportojnë, pavarësisht se ku, por shumica prej tyre nuk u besojnë institucioneve në vend. Është shumë e rëndësishme që të raportojnë qoftë edhe nëpër rrjetet sociale ose t’u drejtohen OJQ-ve që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave.” u shpreh Behadini.

Mollëkuqja realizoi një hulumtim në lidhje me ngacmimet që vajzat marrin në rrjetet sociale. Në këtë hulumtim u anketuan 208 vajza nga Tetova dhe Gostivari, ku 65,3 për qind e tyre kanë thënë që ato pranojnë mesazhe ngacmuese. Ky është një numër alarmues dhe nga Mollëkuqja thanë se ata do vazhdojnë punën që ky fenomen të tejkalohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button