Site icon PORTALB

RMV, 412 raste të reja me Kovid-19 dhe 15 vdekje u regjistruan, të gjitha në spitale

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 412 raste të reja me Covid – 19, nga 3 379 testimet e bëra. Ministra i Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të vdekjes nga Covid – 19, ndërsa janë shëruar 395 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë pesë persona (76, 74, 73, 60 dhe 56v), Kumanova (81v), Velesi (85v), Dibra (73v), Dellçeva (59v), Kavadarci (85v), Kriva Pallankë (67v) dhe Tetovë (64v). Në listë u regjistruan edhe tre persona nga Shkupi që ndërruan jetë në periudhën nga 25 deri 28 shtator, mosha e të cilëve ishin prej 64 deri 88 vjeç.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 191 820, numri i pacientëve të shëruar në 173 048, i të vdekurve në 6 683, ndërsa momentalisht ka 12.089 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.292.895 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version