Site icon PORTALB

Ivanovski: ‘Së bashku për Strugën’ për tu thënë jo koalicioneve radikale politike

VMRO-DPMNE dhe LSDM në Strugë do të garojnë me moton “Së bashku për Strugën”

VMRO-DPMNE dhe LSDM në Strugë do të garojnë me moton “Së bashku për Strugën”

Me këtë koalicion që e bëmë në Strugë duam të tregojmë se nuk do të lejojmë që votat e VMRO-së dhe LSDM-së të jenë mjete për tregti.

Ky nuk është një koalicion monoetnik, kjo që e bëmë ne për Strugën është mbrojtja e vërtetë dhe parandalimi i çfarëdo qoftë koalicioni etnik apo radikal, tha mbrëmë në tubimin e përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-së në Strugë Igor Ivanovski  para të pranishmëve në pallatin e kulturës ku dy partitë maqedonase bashkë promovuan listën e përbashkët për këshilltarë komunal në qytetin e Strugës.

“Ky koalicion është mbrojtësi i vërtetë i multietnicitetit të Strugës. Ky bashkim duhet që ta ndryshojë Strugën të cilën tani e shohim në errësirë dhe të zbehtë, pa rrugë, me kriminalitet dhe të pasigurt. Atyre që mendojnë për radikalizëm do tu përgjigjemi me program, mendime të mira dhe vullnet për punë”  tha Ivanovski mbrëmë në qytetin e Strugës

Ivanovski tha se përveç se në Strugë dhe Kërçovë, partitë maqedonase në qytetet e tjera do të garojnë si rival politik.

VMRO-DPMNE dhe LSDM në Strugë do të garojnë me moton “Së bashku për Strugën”./Portalb

Exit mobile version