Site icon PORTALB

RMV, pati rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe ulje të çmimit të gazit natyrore gjatë gjashtë muajve

Çmimi i energjisë elektrike gjatë këtyre gjashtë muajve ka shënuar rritje për 0.2% në Maqedoninë e Veriut, derisa çmimi i gazit natyror ka shënuar ulje rreth 4 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi mesatar  i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 5.156 denarë për KWh, që paraqet rritje për 0.2% krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2020”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në raportimin e Entit, sqarohet që çmimi i mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet prej 12.665 deri në 23.017 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimet e tilla me TVSH-në e përfshirë lëvizin nga 14.944 deri 27.160 denarë, duke e marrë parasysh se gjashtë muajt e kaluar ka qenë prej 13.684 deri 24.340 denarë.

Exit mobile version