Site icon PORTALB

RMV, 12 raste të vdekjes dhe mbi 400 raste të reja me Covid – 19

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot regjistroi 494 raste të reja me Covid – 19 nga 3,425 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 12 pacientë me Covid – 19 dhe 474 pacientë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, në mënyrë shtesë janë paraqitur edhe 10 persona të vdekur, me datë të vdekjes prej 07.09.2021 deri më 29.09.2021. Personat e vdekur janë 6 persona nga Shkupi, 2 persona të vdekur nga Kumanova dhe nga një person i vdekur në Vallandovë dhe në Gostivar, të moshës prej 52 deri më 88 vjeç”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë deri më sot ka shkuar në 191.408, numri i pacientëve të shëruar në 172.653, i të vdekurve në 6.668, ndërsa momentalisht ka 12.087 raste aktive.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.289.516 testime për Covid – 19.

Exit mobile version