Ambasadori çek në Shkup: Negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur

Ambasadori i Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Miroslav Toman deklaroi se, negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse mund të presim zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të vitit, duke pasur parasysh edhe vizitat e fundit të zyrtarëve të BE-së, tha se këto vizita janë edhe një dëshmi për përpjekjet e mëdha të politikanëve nga BE, si dhe të dy qeverive, nën presidencën e Sllovenisë, që të arrihet zgjidhje për fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, shkruan Portalb.mk.

“Vendimi për fillimin e negociatave veç më është sjellë nga ana e Këshillit të BE-së dhe tani duhet të vijmë deri te zgjidhje për miratimin e kornizës negociuese dhe kjo është vetëm çështje kohe. Ky është qëndrimi i Çekisë për këtë çështje dhe shpresoj se ky është pozicioni i gjithë BE-së dhe se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat sa më shpejtë të jetë e mundur. Bëjmë gjithçka që të vihet deri te zgjidhja për fillimin e negociatave. Shpresoj se kjo do të ketë sukses dhe se do të shohim rezultate para përfundimit të vitit”, vlerësoi ambasadori çek.

Ai rikujtoi se Republika e Çekisë mbështet tërësisht Maqedoninë e Veriut nga fillimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Vlerësojmë se të gjitha këto vizita të përfaqësuesve evropian, janë edhe një konfirmim se Maqedonia e Veriut ka mbështetje të fortë nga shtetet evropiane dhe çështja nuk nëse, por kur do të ndodhë ajo. Të gjithë shpresojmë se ajo do të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur. Gjithashtu, duhet të jemi realist, e dimë se Bullgaria ka qeveri teknike dhe ajo e vështirëson gjetjen e zgjidhjes, por ne nuk dorëzohemi”, tha Toman.

Kryetarja e KE-së Von der LAyen dhe eurokomesari për zgjerim Varheji këtë javë vizituan Shkupi. Von der Layen shprehu bindjen se është e mundur tejkalimi i bllokadës nga Sofja dhe mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të vitit. Ndërsa, Varheji dje në Twitter ka shkruar se me kryeministrin Zoran Zaev kanë biseduar si do çojnë përpara procesin e zgjerimit përmes hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button