Site icon PORTALB

Sot do të mbahet protestë kundër vendimt për denacionalizimin e Teatrit Shqiptar për Fëmijë

Protestë para Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup

Protestë para Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup

Me moton “Ktheni teatrin!” aktorë dhe aktivistë sot në ora 14:00 do të mbajnë protestë para Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër vendimit për denacionalizimin e objektit të teatrit, njofton Portalb.mk.

Protesta është lajmëruar në rrjetin social Facebook. 

Ndërkaq, para disa ditëve Bashkësia Fetare Islame konfirmoi rikthimin e pronësisë së objektit të Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup në cilësinë e vakëfit. Procedura ka mbaruar që në muajin maj mbi bazën e procesit të denacionalizimit.

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili për Alsat-M tha se interes i institucionit që ai përfaqëson është që teatri të vazhdojë me punë aty.

Por tani e tutje marrëveshja për shfrytëzimin e objektit duhet arritur mes Ministrisë së Kulturës dhe BFI-së, përkatësisht Myftinisë. Ismaili thotë se teatri nuk është i obliguar të largohet dhe nuk do të largohet. Marrëveshja ose largimi nga prona e BFI-së varet nga vullneti i ministrisë dhe teatrit.

Exit mobile version