Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut shënoi 9 raste të vdekjes dhe mbi 400 raste të reja me Covid – 19

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 454 raste të reja me Covid – 19, nga 3,425 testimet e bëra. Ministra i Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 9 raste të vdekjes nga Covid – 19, ndërsa janë shëruar 308 pacientë, transmeton Portalb.mk.

“Në mënyrë shtesë, në pajtueshmëri me regjistrin e personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Moj Termin, janë paraqitur edhe 7 persona të vdekur, me datë të vdekjes nga 03.09.2021 deri më 27.09.2021. Personat e vdekur janë nga dy nga Shkupi dhe Strumica dhe nga një prej Kumanove, Kërçove dhe Kavadar, në moshë prej 56 deri më 81 vjeç. Nga personat e paraqitur, 2 kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 5 në kushte spitalore”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 190.915, numri i pacientëve të shëruar në 172.179, i të vdekurve në 6.646, ndërsa momentalisht ka 12.090 raste aktive.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.286.091 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version