Reuters: BE-ja nuk mund më të garantojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Duke u frikësuar nga reagimi politik në vendet anëtare, Bashkimi Evropian tashmë nuk mund të dakordohet që të garantojë anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit, raporton Reuters, duke u thirrur në katër diplomatë, transmeton Portalb.mk.

Sipas artikullit të Reutersit në deklaratën e Samitit BE-Ballkan, të planifikuar për 6 tetor në Slloveni, BE planifikoi të përsëriste premtimin e bërë 18 vjet më parë (në Samitin e Selanikut) për mbështetje pa rezervë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perendimor. Përveç kësaj, Reuters kishte pasqyrë në draft-deklaratën.

“Kaluan të paktën dy raunde negociatash, por nuk ka marrëveshje”, thonë burime diplomatike për Reuters.

Anëtarët nuk i zbulojnë qëndrimet e tyre për këtë çështje, por sipas diplomatëve, vendet e pasura si Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga përsëritja e integrimit të shpejtë si ai i Bullgarisë dhe Rumanisë në BE në vitin 2007. Por frikësohen edhe nga keqmenaxhimi i migrimit të fuqisë punëtore, siç është ajo me Britaninë e Madhe, gjë që bëri që shumë britanikë të jenë kundër BE-së.

Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjes rreth gjuhës, shkruan “Reuters”. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.

“Në vend të kësaj, Kina dhe Rusia po përpiqen për investime dhe ndikim. Në janar, Serbia u bë vendi i parë evropian që pranoi vaksina kineze kundër kovid-19 për imunizim masiv. BE -ja gjithashtu, në mënyrë indirekte po i përkeqëson tensionet në rajonin prej 20 milionë banorësh, pasi qytetarët e Ballkanit kanë ëndërruar të bashkohen me BE -në që nga luftërat etnike të viteve 1990, kur Jugosllavia u shpërbë”, thuhet në artikullin e Reutersit.

Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button